Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Edi Rama vizitë në Londër, takim me Rishi Sunak, ja për çfarë do diskutohet

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama të enjten do të zhvillojë  një vizitë në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britnik, Rishi Sunak.

Bëhet me dije se Rama do të takohet me Sunak dhe do të diskutojnë për dy çështje që janë, krimi dhe emigracioni.

“Të enjten në Londër Rama ka një takim me Rishi Sunak, dy çështjet që do diskutohen janë krimi dhe emigracioni”, tha Muhamed Veliu.

Kujtojmë që qeveria shqiptare me atë të britanisë kanë pasur përplasje për shkak të emigrantëve, ku shpesh Tirana ka kritikuar britanikët për gjuhën e përdorur.

Mirëpo në dhjetor të 2022 patëm dhe një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha, ku mes tyre ishte dhe për emigracionin. Dy qeveritë ranë dakord të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune, Home Office me ekip ekspertësh.


Më shumë