Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama video nga Austria me shqiptaren e Maqedonisë: Je më ylli nga të gjitha Hasije!

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama video nga Austria me shqiptaren e Maqedonisë: Je më ylli nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri ku është takuar me kancelarin Karl Nehammer. Sapo ka mbaruar takimin atje, Rama është përshëndetur në shqip nga një zonjë shqiptare e Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë kryeministri ka nxjerr celularin dhe ka nisur të bëjë një "video-selfie" me të. Zonja me emrin Hasije përshëndeti dhe vetë nga celulari i Ramës dhe tha se ishte shumë e lumtur që ishte takuar me kryeministrin shqiptar.

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip. Kur e pyeti gazetari je nga Shqipëria apo nga Kosova. Tha jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se ne jemi shqiptarë gjithandej. Hasije përshëndeti pak shqiptarët tashti.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve. Jam shumë e lumtur që e takova kryetarin që për herë të parë në jetën time. Më 58 vjet e takoj dhe jam shumë shumë krenare që e vetmja shqiptare në Austri që jam takuar me kryetarin.

Edi Rama: Ka dhe shqiptare të tjera që janë takuar me mua

Hasije: Jo unë jam (qesh)

Edi Rama: Po nga këto të Maqedonisë së Veriut, ti je më ylli nga të gjitha Hasije. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, në Kosovë, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, nga Hasija dhe nga unë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll