Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama u lexon ministrave publikisht Kodin e Etikës: Kush e shkel kërkon falje, kush e përsërit largohet!

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama u lexon ministrave publikisht Kodin e Etikës: Kush e shkel

Edi Rama, është duke iu lexuar aktualisht ministrave Kodin e Etikës të Kryeministrisë dhe Ministrive. Ai ka bërë me dije për herë të parë se kush e shkel atë do të kërkojë falje publikisht, dhe në rast përsëritje do të largohet nga posti.

"Në rastin e parë të mosrespektimit të këtyre dhe të tjera pikave, ministri kërkoj falje dhe në rast përsëritje duhet të lërë vendin nga kjo tyrezë", tha Rama, ndërsa u shpreh se të gjitha dhuratat që do merren gjatë kohës që ministrat do jenë në detyrë, do vendosen në Muzeun e Kryeministrisë.

Rama tregoi se në 2013 kur u ndërruar qeveria pas 8 vitesh që vendi drejtohej nga PD, në Kryeministri nuk është gjetur asnjë dhuratë. Madje, sipas tij janë marrë dhe pirunj, piktura, kolltukë e abmbazhurë.

"Sot, Kryeministria ka një muze të dhurata dhe një magazinë të posaçme ku ruhen dhuratat. Deri në 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare. A thua se deri në 2013 këtu ka qëndruar ndonjë fuqi pushtuese.

Jo vetëm që nuk kanë lënë, por kanë marrë dhe ato që nuk u takojnë, piktura, ambazhurë, pirunjë, kolltukë", tha Edi Rama, në mbledhjen e parë të Qeverisë "Rama 3".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll