Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve që të regjistrohen: Pa ne, nuk ka shtet të Maqedonisë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kudo ku jetojnë, që të regjistrohen në censusin e popullsisë që zhvillohet në këtë shtet.

“Në këtë adresë, shkruani me krenari emrin tuaj, babaës dhe nënës suaj, që ju lindën shqioptarë. Që jua dhanë gjakun dhe gjuhën”, tha Rama ndër të tjera përmes një video-mesazhi, duke mbajtur në dorë adresën ku mund të regjistroheni për censusin e popullsisë.

Pjesë nga mesazhi i Ramës, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut:

Deri dje shqiptari tajtohej si kategori e dytë, edhe pse pa pupullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë. Historia që keni bërë të gjithë së bashku në këto pak vite, falë vizionit sa patriotik aq dhe republikan të Ali Ahmetit, dhe vullnetit pozitiv të liderëve politikë që i dhanë jetë të ashtuquajturës me cinizëm nga penguesit e gjuhës sonë, Platofrma e Tiranës, është një faqe e ndritur e luftës së gjatë për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sot, është një nga ato momente të jetës suaj si qytarët të Maqedonisë së Veriut, askush prej jush, nuk duhet të mungojë në regjistrimin e ri të popullsisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut. Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh, sepse afati i parë u hoq nga ata që nuk donin t’ju numëronin.

Ju e dini, e dini më mirë se kushdo, kush nuk e di duhet të mësojë: Nga numri i shqiptarëve të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike, mbi pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen në punët e atij shteti.

Më shumë

spot_img
spot_img