Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila shprehej se partitë politike duhet të reagonin për të mos lejuar kandidimin e Tom DOshit.
Ai tha se Tom Doshi është ëngjëll para Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa shtoi se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të SHBA.
“Unë dhe ne kemi një target më të gjerë se sa thjesht individi për të cilin flasdim. Duhet të merremi me Saliun, që para të cilit Tom Doshi është ëngjëll. Duhet të merremi me Ilirin, para të cilit Tom Doshi është ëngjëll. Duhet të merremi me Monikën, para së cilës Tom Doshi është ëngjëll. Për sa i përket Tom Doshit, nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i SHBA.
Nëse për Tom Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA, unë e kuptoj shumë mirë pse SHBA s’mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Saliun, Monikën dhe Ilirin”, tha Rama.
Live Updates