Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama 'thumbon' Bashën nga Berati: Është një kukull në duart e gogolit

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka qenë gjatë ditës në Berat, ku ka zhvilluar biseda me qytetarë të ndryshëm.

Në përfundim të vizitës, ai ka dhënë edhe një intervistë. Ai u pyet se çfarë mendon për palën kundërshtare dhe a e meritojnë ata mandatin e ardhshëm.

Rama u përgjigj duke thënë se PD-ja nuk ka ndryshuar, pasi është e njëjta familje politikë që ka qenë.

Sipas tij, Basha është një kukull në duart e ish-liderit të PD-së, Sali Berisha.

Më tej, Rama shprehet se ata i kanë pasur më herët në duar të gjitha mjetet e nevojshme dhe nuk kanë bërë asgjë.

"Ata që sot pretendojnë se do të bëjnë punët që ne nuk i kemi bërë mirë, apo do t'i përfundojnë ata.

Ata janë ata që i kishin në dorë t'i bënin dhe i bënë si mos më keq.

Më shumë se sa studimi në perëndim, lideri i ri në thonjza ka në biografinë re tij tramvajin e Tiranës. Tramvajin Tiranë-Kamëz. Nga ana tjetër ajo është e njëjta, jo vetëm shtëpi, po e njëjta familje politike.

Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë tradicionale është eliminuar.

Ai ishte gogoli i shtëpisë, ndërsa ky është kukulla. Fatkeqësisht ai gogol nuk ka ikur.

Jo vetëm që gogoli nuk është larguar nga shtëpia, po ka në dorë edhe kukullën.

Jo vetëm gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, po te dera ka ardhur edhe mama dhia.

Është një kukull në duart e gogolit që është ai që dihet dhe duke pasur edhe mama dhinë tek dera bëhet e qartë nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alternativë, bëhet fjalë për t'u kthyer mbrapa dhe për t'i kaluar punët e Shqipërisë në duart e një katërshe që i ka pasur të gjitha dhe nuk ka bërë asgjë",- tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu