Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
4.6kmh
75 %
Die
11 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
16 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Edi Rama thotë se Qeveria ka tërhequr Anti-Shpifjen: Në Shqipëri liria e shpifjes është në nivelin më të lartë, por BE thotë jo, s’kemi ç’bëjmë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paraditen e sotme se Qeveria shqiptare ka tërhequr paketën Anti-Shpifje. Sipas tij, kjo paketë nuk ekziston më dhe është tërhequr nga socialistët, edhe pas raportit të KE për lirinë e medias në Shqipëri.

Referuar asaj që deklaroi në konferencën me Ambasadorin Soreca, Rama tha se liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë, por nëse kjo ishte liri e medias, ai tha jo. Megjithatë, kryeministri theksoi se BE mendonte ndryshe ndaj qeveria duhet të përshtatet, nuk ka çfarë bën.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Nëse ka një vend ku mund të thuash ca të duash dhe nuk të hynë gjëmb në këmb, madje të shkosh dhe përej imagjinatës, ky vend quhet Shqiëpri. Pavarësisht se unë nuk jam dakord, përgjegjësia jonë është se në këtë familje ka disa koncepte dhe disa mënyra që ne duhet ti bëjmë tonat. Unë e kam filluar nga vetja, të paktën në progres-raportin e 2021 unë s’kam dhënë ndonjë kontribut duke kthyer përgjigje siç i mendoj.

Jo se nuk i kam por i mbaj dhe nuk i shpreh më me ju (iu drejtohet gazetarëve). Në fund të fundit më takon mua të shtrëngoj dhëmbët, sepse nuk jemi njëlloj. Në aspektin e Anti-Shpifjes, ne nuk e kemi çuar përpara. Ai nuk ekziston. Nëse më thonë që kemi shqetësim me pavarësinë e RTSH, nuk e di kur ka qenë ndonjëherë më i pavarur. Bën ca të doj dhe nuk ka fare asnjë ndikim dhe komunikim mes nesh. Për sa më takon mua, këtu liria e shpifjes është ën nivelin më të lartë.

Të paktën me cfarë shoh unë, nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë. A është kjo liri e medias? Mua nuk më duket. Por do adoptohemi. Nuk kemi çfarë të bëjmë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img