Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Edi Rama: Të votosh Monika Kryemadhin do të thotë të çohen rilindasit e Elbasanit nga varri, mos ofendoni qytetin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka thumbuar rivalët politikë sot nga qyteti i Elbasanit, ku ka zhvilluar një takim të madh elektoral në stadiumin e këtij qyteti.

Rama i është drejtuar elbasanllinjve duke thënë se vota për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi është ofendim për historinë e qytetit.

“Ajo është hataja më e madhe, në qytetin e Kostandin Kristoforidhit, të votosh Monika Kryemadhin do të thotë të ngresh nga varri të gjithë rilindasit e Elbasanit. Do të thotë të ofendosh historinë e të gjithë këtij qyteti. A e imagjinoni dot sikur Aqif Pashë Elbasani t’ju vinte te shtrati duke ju këshilluar të votoni Ilir Metën, një president që i thotë vajza e vogël “babi mos pi, hajde në shpi”.

Ne nuk mund të vëmë në diskutim se mund të votohen fosilet e historisë. I keni parë? Si në ’90 me makina, por makinat nuk janë njësoj, janë me xhama të zinj, janë të shtrenjta, por ne kemi patronazhistë, ne e dimë kush janë në ato makina. Janë ata që mezi presin që të rihapin bingot në Shqipëri, janë ata të bingove, janë ata që kanë marrë në qafë me dhjetra familje. Janë ata drejtues policie që i nxirrnin në pritë oficerët e policisë, që tradhëtonin uniformën e shenjtë të policit dhe i jepnin informacion kriminelëve”, u shpreh Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img