Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Edi Rama takon ish-presidentin francez që akuzohet për korrupsion, i shkon në shtëpi t’i marrë këshilla për integrimin europian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shkuar në shtëpi ish-presidentin francez Nikolas Sarkozi, i cili është me masën “arrest shtëpie”.

Lajmin e bën vetë me dije Kreu i Qeverisë sonë, i cili njofton se ka shkuar për t’i marrë disa këshilla të vyera lidhur me sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë.

Parësor në këtë takim ka qenë dhe diskutimi për rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian të Shqipërisë.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan Rama në Facebook.

brenda

***

Kujtojmë që ish-presidenti Sarkozi është i akuzuar për korrupsion dhe shëprdorim detyre, dhe është dënuar me 3 vite burg, por e ka apeluar vendimin. Akuzat për të rëndojnë lidhur me shpërdorimin e 22.5 milionë eurovenë garën presidenciale të cilën e humbi nga socialisti Francois Hollande.

Sarkozi u paraqit dje për herë të parë në Gjykatën e Parisit, e cila po kërkon të përcaktojë nëse ai ishte në dijeni të sistemit të faturave false që kishin për qëllim të mbulonin shpenzimet e tepërta. Përgjigja e tij ishte “jo”.

Më shumë

spot_img
spot_img