Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama takohet në Mynih me Johannes Hahn, ish-komisioneri i negociatave me BE

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama takohet në Mynih me Johannes Hahn, ish-komisioneri i negociatave

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, ku liderët e vendeve pjesëmarrëse do të takohen për të diskutuar mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Evropian dhe sfidat globale, shkruan neësbomb.al.

Gjatë vizitës atje, Rama tregon se është takuar dhe me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin.

"Mynih - Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor", shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Johannes Hahn është mjaft i njohur për shqiptarët, pasi është komisioneri i zgjerimit që punoi për vite me radhë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit tonë, për të lehtësuar rrugën drejt procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sot, ai është në një detyrë të re, por sërish ka lidhje me Ballkanin Perëndimor, shkruan newsbomb.al. Kryeministri Rama ka diskutuar me Hahn mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese