Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama sulmon Mark Markun, Vokshin dhe Gjekmarkajn: Ministrat e KÇK-së, mbushën rrugët e Shqipërisë me juristë nga kristale e llamarina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

686a75093108f593e4d0065d913d692b

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar programin e Partisë Socialiste për Arsimin, për të cilin tha se partia që ai drejton është krenare sepse e çliroi me Reformën në Arsim.

Rama, sulmoi kandidatët e PD për deputetë, Mark Markun, Albana Vokshin dhe Agron Gjekmarkajn, për të cilët tha se si gjuhë të vetme kanë sharjen. Rama i quajti ata “autor” të mbushjes së rrugëve të Shqipërisë me juristë nga universitetet “llamarina.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kur drejtonin këta që duan të kthehen në drejtim për ta vënë arsimin në duart e Markut dhe Gjekmarkut. Ja ku i keni tre ministrat e Arsimit të KÇK. Dy personazhe të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për sharje. Të tre sharxhinj, që sharrë, dhe shajxhinj që shaj e shaj, kujexhi, që vë kujën për çdo gjë.

Shaj kundër Reformës në Arsim, kundër çlirimit të shkollave nga tesktet e Bahri Fallinjve e muçove. Jam krenar që Partia Scoialiste e çliroi shkollën nga kthetrat e këtyre të treve. Duke vendosur në bazën e sistemit arsimor pacënueshmërinë. Sot mësuesit e vjetër, në thonjëza të vjetër, janë të palëvizshëm, ndërsa të rinjtë e fitojnë vendin e punës, përmes një institucioni, Portalit mësues për Shqipërinë.

Plot 11 mijë janë sot të klasifikuar në atë portal në këto vite, diçka transformuese për shkollën. Para shtatë viteve, tekstet shkollore u kushtonin shumë, lulëzonte fryma anti-ditaktike bjeri t’i biem dhe pa llogaritur dhimbjen e kokës së mësuesve, dhimbjen e kokës së prindërve. Të zhytur në kënetën e asaj zhurmë zhauritëse që sikur sulmoheshe nga mushkonja dhe nuk linte fillin e mendimit të zinte rradhë. Sot tekstet e librave janë falas për 250 mijë nxënës.

Nga shtëpi prestigjioze që furnizojnë me libra shkollat e Europës, me tekstet e tyre, me qartësinë e tyre sot që infrastruktura shkollore është në një transformim të vazhdueshëm, ne kemi investuar 130 mln dollarë për 230 shkolla. Rindërtimi i 120 shkollavë oër 40 mijë nxënës të tjerë. Të gjithë i kanë parë ato shkolla fantastike. Nga shkollat më të mira të vendeve të Bashkimit Europian.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img