Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Edi RAMA sulmon ashpër ILIR METËN: Po kontakton VIKTIMAT e OFL-së nëpër katunde, as SALIU s’e ka bërë…Rudina Hajdari flet me gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë (AKUZAT E FORTA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Rama ka sulmuar ashpër presidentin e Republikës Ilir Meta se po kontakton “viktimat e OFL” sipas tij që kërkon ti kandidojë në zona të ndryshme. Ai akuzoi presidentin se po flet me një gjuhë që as “Saliu në kohën e vet nuk e ka bërë” tha Rama.

Ndërkohë atakoi Rudina Hajdarin për fjalorin e përdorur në parlament, të cilën e justifikoi kur tha se ajo dëgjon edhe presidentin me atë gjuhë.

Rama tha se partitë e vogla janë disa shoqata që kërkojnë të përfitojnë ndonjë ministri apo drejtori për ta krijuar si zyrë finance për atë që ka vulën.

Deklaratat e kryeministrit po bëhen në Kuvend, ku po diskutohen ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

Pjesë nga fjalimi I Ramës në Kuvend:

Degjova një zonjë që fliste këtu me një gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë, një grua nuk mund ta ketë, një parlamentare nuk mund ta ketë…

Po s’ka faj, kur këtë e bën edhe Presidenti I republikës që nuk ka kapacitetin moral dhe mendor…nuk ka president në botë, nuk më kujtohet ta ketë bërë Saliu që të përdore një fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarër.

Ndaj nuk I vë faj as zonjës, që e kanë bërë fjalën krim zëvendësuese të fjalës edukatë, që e kan bërë fjalën drigë zëvendësuesen e fjalës ushqim dhe që kanë bërë llumin e komunikimit, standart në këtë parlament.

Ca kërkoni nga ne? Ca e dini PS? Shërbëtoren tuaj? Apo shërbëtoren e atyre që janë jashtë? Ne jemi këtu përti shërbyer atyre që na kanë zgjedhur dhe për ti shërbyer këtij vendi që e udhëheqim dhe do të vazhdojmë ta udhëheqim. Dhe e din ipse e udhëheqim? Sepse ky popull nuk është budalla. Dhe cdo individ që flet në emër të popullit dhe që derdh këtë gjuhë, është I destinuar të dështojë. Duhet të kaperceni një hendek të madh ju për të marrë vota. Nuk merrni vota ju as me lista të mbyllura, as me lista të hapura e as me lista të shqyera. Ju nuk keni shanc të konkuroni PS. Listat janë të hapura dhe listat…

Ne sot do të rrëzojmë një shpikje, të kartelit të partive, ku votat i merr dikush dhe i përfiton dikush tjetër. Por patjetër që për tu zgjedhur duhen marrë disa vota. Dhe patjetër, që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD. Nuk është as një furgon i shpikur kap ca të kapësh, nuk është as një treg mallrash si kartelet e koalicioneve të PD. PS ka të drejtën të rendisë në listë gjithë skuadrën e vet, nga portiere deri te sulmuesi, bashkë me rezervat. Dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë.

Viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga I pari I vendit nuk ka. Lista të hapura që ushtrojnë presion mbi komunitetet për tu turrur si cakenj nëpër zona, ti harroni ju, ti harrojë kushdo tjetër, ti harrojë dhe Ilir Meta. Ilir Meta që del e flet në emër të kushtetutës, shqiptarëve, një gjuhë që mbase I shkon me viktimat e OFL-së, por nuk I shkon me deputetet e PS dhe popullin shqiptar.

Partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe për ta bërë atë degë të thesarit të atij që ka vulën. Kjo është e vërteta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img