Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Edi Rama sqaron deklaratën për vaksinimin e personaliteteve: Nuk them për Bujar Nishanin! Por për ata që i kanë dhënë shumë Shqipërisë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

0729fd83051faa4e4b760040b647ccdd

Kryeministri Edi Rama sqaron deklaratën e bërë pak ditë më parë, për vaksinimin e të moshuarëve mbi 80 vjeç. Sipas Ramës, për personat mbi 80 vjeç, do të vaksinohen të parët personalitete nga fusha të ndryshme shoqërore.

“Unë thash që do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë kulturës dhe vendit tonë, dhe që nuk duhet ti kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta. Por dhe sot që kemi mundësi të kujdesmi për ta. Flas për personalitete që janë 80+. Nuk them hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmeë.

Një filozof thoshte gjenocid. Presidenti thoshte diktaturë. Ilir Meta ky. Është ndarje klasore sipas tij që një 80 vjeçare si Tinka Kurti të vaksinohet. Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër, që të mos i marrim me emra, mbi 80 vjeç vje. Anesti Kondili për shembull, një profesor që i ka dhënë mjekësisë dhe studentëve.

Është ndarje klasore të vaksinosh Alfred Moisiun. Por vaksinimi i tyre është dhe një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit, që duhet të vaksinohemi. Se ka lloj-lloj sharlatanësh që flasin për çipa”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Vajta në Nju Jork. Takova shefin e Pfizer. Unë shtrova të gjithë talentin e lypsarit në raste të tilla, ia dola të merrja një kontratë. Brenda muajit mars e gjithë sasia që do vinte nga mesi i janarit, shkurtit dhe marsit, do të vijë. Jemi në kontakte dhe për vaksina të tjëera.

Edhe me Pfizer jemi përditë në kontakte për të marrë më shumë doza. Brenda marsit mbraojmë vaksinimin e gjithë bluzave të bardha.

Kemi rreth 700 të moshuar në shtëpitë e moshuarëve. Janë pa njeri. Kemi dhe rreth 300 personel. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë fatalitet. Personeli ëhstë mbyllur brenda bashkë me të moshuarit. Janë karantinuar totalisht.

Unë thash që do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë kulturës dhe vendit tonë, dhe që nuk duhet ti kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta. Por dhe sot që kemi mundësi të kujdesmi për ta. Flas për personalitete që janë 80+. Nuk them hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmeë.

Një filozof thoshte gjenocid. Presidenti thoshte diktaturë. Ilir Meta ky. Është ndarje klasore sipas tij që një 80 vjeçare si Tinka Kurti të vaksinohet. Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër, që të mos i marrim me emra, mbi 80 vjeç vje. Anesti Kondili për shembull, një profesor që i ka dhënë mjekësisë dhe studentëve.

Është ndarje klasore të vaksinosh Alfred Moisiun. Por vaksinimi i tyre është dhe një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit, që duhet të vaksinohemi. Se ka lloj-lloj sharlatanësh që flasin për çipa.

Më shumë

spot_img