Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Rama: Naftën në Shqipëri e paguajmë 20% më pak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i qeverisë Edi Rama reagoi sërish për çështjen e shumëpërfolur  të  çmimit të naftës .Sipas tij, sot nafta në Shqipëri paguhet më pak se një vit më parë.

“E para, askush nuk po thotë që çmimin e uli qeveria, po vetëm që çmimi nuk u rrit po u ul dhe ky është fakt! Pra sot, naftën ne Shqipëri e paguajmë 20% më pak se një vit më parë. E dyta, krahasimet me Gjermanine e me Anglinë dhe me ekonomitë e forta të Europës, ia kemi lenë atyre që ikën. Kush bën të tilla krahasime nuk do që të kuptojë se ekonomia shqiptare sapo ka nisur të dale nga gropa e madhe e para një viti dhe nuk mund të rimëkëmbet siç duam, përveçse me kontributin e të gjithëve”- shkruan kryeministri Rama.

Rama shkroi me ironi se qëllimi i qeverisë është të krijojë një shtet të drejtë ligjor.

“Kjo qeveri nuk është krijuar për të vazhduar t’i tregojë popullit përrallen e gomarit që kur po e hante ujku mbyllte sytë dhe thoshte “O Zot ishalla jam në endërr!”.Kjo qeveri është krijuar per të bërë shtet, për të siguruar që të gjithë respektojne ligjit dhe paguajnë detyrimet e tyre, ashtu siç u takon; që nga dritat deri tek taksat sipas të ardhurave që kanë. Të tjerat janë politike e vjeter ose muhabete që s’na nxjerrin asgjëkundi.”- përmbylli komentin e tij kreu i qeverisë.

Çmimi i lartë naftës ka ndeshur në debate të ashpra këto ditë në Shqipëri. Edhe pse ka pësuar një ulje nga 185 lek për litër në 165 lek për litër, ende ai mbetet i lartë krahasuar me rajonin. Opozita ka paralajmëruar një protestë më 26 Janar, ku do të bllokohen rrugët nacionale të vendit.

Pas Reagimit të Ramës edhe kryetari i Partisë Demokratike Basha, shkruajti në rrjetin social social qëndrimin e tij.

 

“Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit dhe propagandës. E ka kuptuar që bojatisja e gënjeshtrave nuk pi më ujë, ndaj është rikthyer te sporti i tij i vjetër: Ia hedh fajin kujt të mundet por vetë nuk pranon asnjë përgjegjësi. E ka kot! Nuk mashtrohet më askush nga ky nastradin. Shqiptarët po i provojnë në kurriz bëmat e tij.

 

Premtoi ulje të çmimit të energjisë por e rriti; premtoi ulje dhe subvencionim për naftën por e rriti në nivelin më të lartë në Ballkan dhe Europë; premtoi shëndetësi falas por i ktheu spitalet në kuplara; premtoi reformë në arsim por i ktheu drejtoritë arsimore në motele për pushtetarët; premtoi 300 mijë vende pune por shpunësoi mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja. Punësoi vetëm riformatot, kolumbianët dhe bandat e lidhura kokë e këmbë me të, që e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Durimit të njerëzve i ka ardhur fundi.”- shkruan kreu i PD-së.

Në mbyllje të komentit, Basha konfirmoi edhe njëherë protestën e madhe qytetare të hënën e orës 11:”Të hënën, në ora 11.00 startojmë protestën e madhe qytetare. Ndalim 5 minuta qarkullimin në të gjithë vendin dhe nisim aksionin e madh qytetar kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër çmimeve dhe taksave të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë.”

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img