Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Edi Rama: Simpatizantët e PD u mblodhën të gjithë dhe bënë një “COVID-center”, Basha nuk bëri gabim por një skandal të madh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka bërë një skandal të madh anti-ligjor dhe anti-njerëzor me mbledhjen e qindra militantëve në sheshin “Nënë Tereza”.

Sipas tij, simpatizantët dolën nga makinat dhe u mblodhën duke bërë një “COVID-center”, ndaj të gjithë janë të rrezikuar për t’u shtruar në spital për shkak të koronavirusit.

“Uroj që askush nga ata njerëz të mos përfundojë në spital, por potencialisht të gjithë ata mund të shkojnë në spital. Basha nuk bëri gabim, ky sot bëri skandal antiligjor dhe antinjerëzor. Kush e bën atë, nuk meriton të konsiderohet se mund të votohet për të marrë drejtimin e një vendi të tërë. 3 ditë organizatorët e takimit tonë merreshin me orarin. Asnjëherë nuk ka patur përplasje. Ne ishim te 5, ata vijnë te 5. Ne ikim te 6, ata vijnë te 6. Vijnë edhe me makina, edhe dëgjoj se e bëri si Joe Biden. Biden i mblodhi me makina dhe rrinin në makinë ose te dera. Këta dolën nga makina dhe bënë një “COVID-center”, tha Rama.


Më shumë




spot_img








spot_img