Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama shuan zërat, tregon nëse Veliaj do jetë përsëri kandidat për Tiranën: Do e vendosim në kohën e duhur

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama shuan zërat, tregon nëse Veliaj do jetë

Kryeministri Edi Rama ka treguar mbrëmjen e sotme se socialistët ende nuk janë mbledhur për të diskutuar emrat që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit, në zgjedhjet e pranverës 2023.

I pyetur në emisionin "Opinion", Rama u shpreh se vendimi për rikandidimin e kryebashkiakut aktual të Tiranës do të merret në kohën e duhur. Megjithatë, ai tha se nuk ka ndonjë arsye që Erion Veliaj të mos jetë përsëri.

Pyetje: A do të jetë Erjon Veliaj kandidat për kryetar Bashkie i Tiranës?

Rama: Këtë do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, nuk shoh asnjë arsye pse nuk duhet të jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll