Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Edi Rama shthur gojën në Berat: Shqiptarët kanë shkuar pas atyre që u thonë “hajdeni të gjejmë babën”, por në fund ua kanë bërë nënën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama nuk e ka “mbajtur” gojën gjatë fjalës së tij para mbështetësve socialistë në qytetin e Beratit kur ka folur për udhëheqësit e Shqipërisë ndër vite.

Rama tha se Shqipëria nuk ka mundur të tregohet kaq bujare me djemtë dhe vajzat e saj për shkak të udhëheqësve të saj që u kanë premtuar shqiptarëve të lodhur dhe të pakënaqur që t’i ndjekin për të kërkuar babën, por në fund ua kanë bërë nënën.

“Pse Zoti është treguar kaq bujare me Shqipërinë dhe Shqipëria sot nuk është dot aq bujare me vajzat dhe me djemtë? E ka penguar mbrapshtia e robit. E kanë penguar ata të cilët e kanë udhëhequr në momente të ndryshme të historisë së saj dhe që u kanë ofruar njerëzve rrugët e shkurtra por e kanë nxjerrë këtë popull gjatë. E kanë penguar momentet kur shqiptarët të lodhur e të pakënaqur kanë thënë “varja, le të shkojmë pas këtij që na thotë hajdeni të kërkojmë babën”. Duam babën, duam babën, dhe në fund ua kanë bërë nënën, se jo babën që nuk ua kanë dhënë”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img