Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama shigjeton Ahmetajn: Bën viktimën e konspiracioneve imagjinare të partisë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama shigjeton Ahmetajn: Bën viktimën e konspiracioneve imagjinare

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën i fundit në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

I pari i qeverisë, ndër të tjera, u ndal tek të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë problemin brenda partisë, duke u viktimizuar për ngjarjet në vend.

Ishte pikërisht “shigjetë” për ish zëvendësin e tij, Arben Ahmetajn, që tashmë është në arrati dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare. Në fjalën e tij para të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha:

“Ka shumë nga ata që bëjnë viktimën e konspiracioneve imagjinare të partisë. PS të jep mundësinë të ulesh në karrige. Për të mbajtur atë me dinjitet e sukses është detyra e përgjegjësia e individëve.

LEXO EDHE: Rama liston në Kongres arritjet e PS, ultimatum socialistëve: Vërini gishtin kokës

Dhe pavarësisht sesa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga deejtësia e re sot nesetr pasnesër korrupsioni do të mbetet në shqip0ëri përsa kohë që modernizimi i institucioneve nuk do të arroijë në nivelin e masës së transformimit.

Nëse do të ishim në kohë tjetër do të merrte 50 vjet. Por sot teknologjia dixhitale dhe inteligjenca artificiale të japim mundësi më shumë”.

LEXO EDHE: Rama për drejtësinë: Ne nuk jemi qiraxhinj, jemi zot shtëpie, duhet të jeni efikasë

LEXO EDHE: “21 Janari”, Rama: I mbyllur në prokurorinë e Tiranës, drejtësia e re do e zbulojë

Lexo edhe: Rama flet për takimin me Mira Muratin: Do na ndihmojë me anëtarësimin në BE

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese