Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama shfaqet në Pulja, e shoqërojnë ministret Kushi e Margariti, në krah dhe kryebashkiakët Veliaj e Sako

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ndodhet mëngjesin e sotëm në Pulia. Ai është pritur nga kryebashkiaku i Otrantos për të vijuar punën për nisma të përbashkëta dhe përkujtimin e eksodit të shqiptarëve 30 vite më parë.

Rama shoqërohet nga ministret Evis Kushi dhe Elva Margariti, si dhe kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Emirjana Sako. "Mirëmëngjes, dhe nga pulja për vijimin e nismave të përbashkëta, për të çuar në një tjetër nivel universitet tona dhe jo vetëm, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama dhe ndan pamjet e drejtpërdrejta nga takimi.

Stafi qe shoqeron Edi Ramen ne Pulja

Për mediat italiane, Edi Rama ka treguar se në fokus të takimeve kanë qenë tre tema, ajo e bashkëpunimit në fushën e arsimit (universitetet), emergjencat nga zjarret dhe turizmi.

"Falë kryetarit të bashkisë (Otranto) dhe guvernatorit, të cilët na hodhën në tryezë mundësinë e disponibilitetit të rektorëve të këtij rajoni. Ne folëm sot për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve. Për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane te ne (Shqipëri).

U bë disa kohë që po punojmë për këtë gjë. Jemi në një nga momentet e mria të këtij procesi dhe do arrijmë të finalizojmë disa....

Një temë tjetër është ajo e shkëmbimeve turistike. Nga ana tjetër e detit do të kemi një aeroporti, atë të Vlorës. Kjo do ta bëjë më të lehtë mundësinë për të shkuar në bregun tjetër pa shkuar detyrimisht në Tiranë dhe pa marrë një makinë", tha Rama ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.