Kryeministri Edi Rama shkruan për vrasjen e ish-homologut japonez Shinzo Abe, paraditen e kësaj të premteje. Ai u qëllua për vdekje gjatë një fushate elektorale dhe pavarësisht dërgimit me helikopter në spital, nuk mundi të jetonte.
Sipas Ramës, vrasja e Shinzo Abes nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar”, shkruan Edi Rama.
Shocked and saddened by the death of former PM Shinzo Abe. Our deepest condolences to his family and the people of Japan. His murder highlights how much the foundations of democracy are shaken when politicians are seen as enemies to be destroyed and not as adversaries to engage!
— Edi Rama (@ediramaal) July 8, 2022