Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Edi Rama reagon për arrestimin e ish-drejtorit të FBI: Akuzat nuk kanë lidhje me mua, do e kishte nxjerrë hetimi në Amerikë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave në Shqipëri, menjëherë pas arrestimit në Amerikë të mikut të tij, ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal. Opozita në Tiranë e ka akuzuar Ramën se nëpërmjet njerëzve të tij të afërt i ka dhënë para ish-drejtorit të FBI për të hetuar lobistët e PD.

Në reagimin e tij në Twitter, Edi Rama distancohet nga akuzat dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje, sepse nëse do ishte e kundërta, do ta kishte nxjerrë hetimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri thekson se nuk do merret me këto akuza, por do vazhdojë punën me njerëzit.

Lexo edhe: Zbardhet DOSJA / Të GJITHA pagesat që ish-zyrtari i FBI-së mori nga Neza dhe lidhja me Duçkën! U nxit të hetonte lobuesit e BASHËS në SHBA (E PLOTË)

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!

Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.

Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkruan Edi Rama.

Lexo edhe: Arrestohet në SHBA MIKU I EDI RAMËS, ish-shefi i FBI-së pastronte para për llogari të OLIGARKUT RUS, fshehu detaje nga udhëtimi në Shqipëri

Më shumë


spot_img









spot_img