Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama reagon pas vendimit për “21 janarin”: U mohua pas zvarritjes kriminale

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të mos pranuar rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme për të dënuar me 23 vjet burgim Ndrea Prendin dhe 25 vjet Agim Llupon për vrasjet e 21 janarit 2011.

Me anë të postimeve në “Facebook”, Rama shkruan se “21 janari” u mohua pas një zvarritjeje kriminale, ndërsa bën një paralelizëm me pafajsinë e dhënë për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun.

“Xhelal Mziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme, 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s'duan reformë në drejtesi”, shkruan Rama.

Rama shprehet se ata që bërtasin fort për krimin dhe u vete mendja tek armët, tmerrohen nga drejtësia që vetëm reforma në drejtësi e sjell.

“Ja pse bërtasin përditë e më fort "krimi krimi!" dhe u vete mendja deri tek armët, i tmerron drejtësia që vetëm Refoma në Drejtesi e sjell”, shkruan kryeministri në një postim të dytë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu