Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama publikon pamjet e gjimnazit të rindërtuar "Sami Frashëri", hap dyert për 1,500 nxënës

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama publikon pamjet e gjimnazit të rindërtuar "Sami

Kryeministri Edi Rama publikon pamjet e gjimnazit të rindërtuar "Sami Frashëri" në Tiranë dhe thotë se objekti i ri arsimor do të hap dyert për 1,500 nxënës. Gjimnazi u ndërtua nga e para ën kuadër të procesit të rindërtimit.

"Gjimnazi “Sami Frashëri”, është qershia mbi tortë në koleksionin e shkollave të ndërtuara për vitin e ri arsimor në listën e 12 shkollave të reja të ndërtuara nga e para në Tiranë", shkruan Rama, teksa liston edhe 12 shkollat e tjera që janë hapur këtë vit të ri shkollor.

  1. Shkolla "Sami Frasheri" për 1500 nxënës
  2. Shkolla 9-vjecare "Bashkim Fino" për 900 nxënës
  3. Shkolla 9-vjecare "Andrea Stefani" për 900 nxënës
  4. Shkolla 9-vjecare "Nënë Tereza" për 900 nxënës
  5. Shkolla "John Kennedy" për 630 nxënës
  6. Shkolla "Sevasti Qirjazi" për 630 nxënës
  7. Shkolla "Luan Hajdaraga" për 630 nxënës
  8. Shkolla 9-vjecare "Kiço Blushi" për 600 nxënës
  9. Shkolla 9-vjecare "Klodian Tanushi" Dajt për 600 nxënës
  10. Shkolla 9-vjecare "Lek Gjiknuri" për 330 nxënës
  11. Shkolla 9-vjecare "Dritas" Zall Herr për 216 nxënës
  12. Shkolla "Rufan Hakrama" Pezë për 120 nxënës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu