Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Edi Rama publikon çmimet e bursës për naftën: Kishin nisur të rriteshin paralelisht me thellimin e krizës energjitike

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë lëvizjen e çmimeve të naftës së papërpunuar në bursën e Nju Jorkut, dhe thotë se rritja kishte filluar paralelisht me thellimin e krizës energjitike, e cila përkon përpikmërisht me nisjen e luftës.

“A ka apo s’ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dizinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë.

Ky grafik i nxjerrë sot nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësisht se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjitike, përkon përpikmërisht me nisjen e luftës.

*Mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i nje realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Por këtë herë – kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjimueshëm të Luftës së Tretë Botërore – kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt”, shkruan Edi Rama.

Më shumë