Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Edi Rama propozon Vlora Hysenin në krye të SHISH, ish-zv/drejtoresha e Inteligjencës së Kosovës

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama njofton se gjatë takimit që ka pasur këtë të premte me Presidentin Bajram Begaj, i ka propozuar emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit. Bëhet fjalë për Vlora Hysenin, një shqiptare e Kosovës.

Rama thotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Bajram Begaj

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.

Gati dy vite më parë, më 30 qershor 2021, Vlora Hyseni është shkarkuar nga posti i zv/drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, një institucion homolog me Shërbimin Informativ të Shtetit në Shqipëri. Ajo qëndroi për 4 muaj në krye të këtij institucioni, pasi drejtuesi ishte shkarkuar më herët.

Ish-zv/drejtoresha e Agjencise se Inteligjences ne Kosove

Ndërkohë, vetëm një vit më parë Vlora Hyseni është emëruar këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Tashmë, pritet që Presidenti Bajram Begaj të japë pëlqimin e tij për këtë emër dhe të nxjerrë dekret për zgjedhjen e shqiptares së Kosovës në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Nga informacionet e pakta që dihen për të, Vlora Hyseni përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Bajram Begaj

Më shumë