Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama pritet nga Viktor Orban, kryeministri hungarez: Vizita e tij është vlerësim i madh, është një kryeministër që ka fituar 3 zgjedhje me radhë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Në fjalën e tij kryeministri Orban e quajti një vlerësim vizitën e Ramës, pasi tha se kryeministri shqiptar është një politikan që ka fituar 3 zgjedhje të njëpasnjëshme.

Përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Orban u shpreh se Hungaria do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqiëprisë pa asnjë kusht.

“Kryeminsitri i Shqipërisë është një mik i madhi Hungarisë dhe vizita e tij është një vlerësim i madh, sidomos pasi është një kryeministër që ka fituar 3 zgjedhje të njëpasnjëshme, sidomos nëse lufta politike është e fortë. Dua ta përgëzoj për fitore. Çështjet e diskutuara sot, së pari është bashkëpunimi politik mes dy vendeve, duam që 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ta festojmë. Hungaria është mjaft e angazhuar që të mbështesë Shqiëprinë të bëhet pjesë e BE. Jemi të bindur që pa ofruar mundësi anëtarësimi për Ballkanin Perëndimor, nuk mund të stabiliozhemi përsa i ëprket ekonomisë. Negociuam për çështjet ekonomike, që të gjejmë edhe projketin kryesor, bankën OTP. Kemi investimin e parë të madh në Shqiëpri. Dua të theksoj që Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin pa asnjë kusht”, tha Orban.

Ndëkrohë nga ana tjetërm Rama shprehu falenderimin për mbështetjen e Hungarisë për vendin tonë.

“Ishte një nder që të isha mik i kryeministrit sot, dhe të kisha mundësi të shkëmbeja me të pikëpamje për tema që përmendi kryeministri por mbi të gjitha për t’i kërkuar mbështetje dhe ndihmë, për zhvillimin dhe integrimin. Hungaria ka përvoja mbresëlënëse ndaj i jam shumë mirënjohës kryeministrit për të na dhënë të gjithë këtë dije. Duam të bashkëpunojmë në ekonomi, por edhe kulturë e arsim. Jam edhe njëherë mirënjohës dhe pres me padurim ta forcojmë këtë bashkëpunim. Miqësia jonë është e vjetër, por miqësia e Shqipërisë dhe Hungarisë është shumë më e vjetër”, tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img