Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama pritet me ceremoni të lartë shtetërore nga Erdogan

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Nga pamjet e publikuara u pa teksa makina me të cilën kreu i qeverisë shqiptare po udhëtonte u shoqërua nga kuajt deri në hyrjen e Presidencës, aty ku dhe Erdogan ishte duke e pritur.

Pas ceremonisë së veçantë të mikërpitjes që u zhvillua në Presidencën e Republikës së Turqisë, kreu i qeverisë dhe presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre. Më pas ata do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Kuajt qe shoqerojne kryeministrin Rama Kuajt qe shoqerojne kryeministrin Rama

 

Më herët Rama nderoi ka figurën e reformatorit të madh, liderit të Luftës Turke për Pavarësi.

Rama nderon figuren e liderit të Luftës Turke për Pavarësi Rama nderon figuren e liderit të Luftës Turke për Pavarësi

Së bashku me kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe  Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja  i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Gjatë kësaj vizite në Turqi priten që të nënshkruhen dhe disa projektmemorandume apo projektmarrëveshje. Marrëveshjet kanë të bëjnë me turizmin,  menaxhimin e zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama sipas axhendës së zbardhur më herët ka qenë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.

Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.  Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese