Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edi Rama pret liderët e Ballkanit te Pallati i Brigadave, Albin Kurti niset nga Kosova, rrugës bën nderime për “Lidhjen e Prizrenit”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është duke pritur në Pallatin e Brigadave të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Krerët e vendeve fqinje do të jenë të pranishëm të gjithë, ndërsa samiti do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky samit konsiderohet tepër i rëndësishëm, pasi ndodh vetëm dy javë përpara vendimit të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Kosova, është nisur dhe kryeministri Albin Kurti. Referuar një postimi të tij në rrjetet sociale, Kurti shkruan se teksa ishte nisur drejt Tiranës, ka bërë nderime për “Lidhjen e Prizrenit”, e më pas është rinisur sërish drejt kryeqytetit.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, shkruan Kurti dhe ndan fotot e mëposhtme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img