Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama premton tjetër rritje pagash: Me buxhetin e ri, mbështesim zjarrfikësit, mjekët dhe mësuesit

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama premton tjetër rritje pagash: Me buxhetin e ri, mbështesim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, se me buxhetin e ri nga janari 2023 e në vazhdim, do të ketë përsëri rritje pagash për disa kategori, si mësuesit, mjekët dhe zjarrfikësit.

"Paga për zjarrfikësit është një rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as objektivit tonë. Pasi është rritje për këtë tre mujor. Me buxhetin e ri do të ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hap i parë në këtë fundviti për të filluar i për të gjitha kategoritë e tjera", u shpreh kryeministri Rama. Pak ditë më parë qeveria ndërkohë njoftoi rritje pagash për disa kategori, për të cilat Rama sot tha se janë vetëm për këtë tre mujor.

Po ashtu, Rama ka treguar dhe arsyet se përse qeveria vendosi të shtyjë aplikimin e fashës së energjisë 800 kWh, nga data e lajmëruar më parë 1 tetor. Sipas tij, sasia e reshjeve këto ditë është rritur si dhe familjet kanë nisur të kursejnë.

"Vendosëm ta shtyjmë për 2 arsye; elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë", vijoi kryeministri.

I pyetur për dritat që qëndrojnë ndezur në shkolla dhe institucione publike, pas orarit zyrtar, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria ka gati planin për vendosjen e administratorëve në këto objekte.

"Ne kemi bërë gati planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha institucionet publike dhe ndërkohë Ministrja e Arsimit ka përgatitur dhe direktivat për të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore dhe për të gjitha shkollat që patjetër duhet ti kenë dritat e fikura kur mbaron mesimi me përjashtim të një drite emergjente."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.