Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Edi Rama premton: 2020 do jenë rindërtuar gjithë shtëpitë e prishura nga tërmeti (BISEDA ME BEXHET PACOLLIN)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c4a1deed03833e761a358bb0904052c

Kryeministri Edi Rama tha se Komiteti Kombëtar që është ngritur për të evidentuar dëmet do të veprojë me shpejtësi.

Edi Rama tha se qeveria do të japë maksimumin dhe dha një datë që qytetarët do të kenë shtëpitë e tyre të reja, madje sipas tij, më të mira sesa ato që kishin. Gjithë këtë premtim e bëri gjatë komunikimit në kampin e Durrësit me Bexhet Pacollin nga Kosova.

Dialogu Rama – Pacolli

Edi Rama: Është situatë e vështitë, por besoj do ta kapërcejmë. Ajo që nuk bëjmë dot të kthejmë në jetë ata që humbën jetën. Kemi shumë të plagosur dhe me trauma psikologjike. Kemi gadishmërinë t’i çojmë dhe jashtë. Kemi aleancë me disa vende. Tani kërkim-shpëtimi ka shkuar shumë mirë nga pikëpamja e organizimit. Eshte një supërskuadër dhe ekipet tona kanë bërë maksimumin. Por të dyja bashkë kanë bërë sukses. Njerëzit që janë jashtë kemi vendosur t’i akomodojmë nëpër hotele. Duhet bërë një listë e saktë të mos ketë abuzime, por ata që realisht janë dëmtuar dhe të çohen në hotel. Aty do krijohen kushte edhe për fëmijët. Aty do mundohemi të krijojnë klasa t’i asistojnë. Ta kalojnë vitin e ri në kushtet optimale. Kemi një komitet kombëtar për rindërtim. Do vendosim buxhet dhe kemi mundësi të marrim suport nga vendet e tjera. Do të bëjmë dy konferenca donatorësh, një me presidentin turk dhe Evropën Lindore dhe një konferencë me BE. Sepse gjithë BE e ka mekanizmin e ndihmës në grup.  Edhe me ne do të bëhet e njëjta gjë. Në momentin e një krize të tillë të gjithë mblidhen. Kemi shumë suport me të gjithë vendet. Brenda 2020 do jenë të gjithë me shtëpi të reja.

Bexhet Pacolli: Kosovën e keni në dispozicion me atë që ka dhe që di dhe që mundet. Unë përcjell gadishmërinë e qeverisë se Kosovës dhe popullit të Kosovës. Unë personalisht dhe institucionalisht jemi duke punuar dhe unë besoj se që nga dje jemi në punë dhe të gatshëm në cdo mënyre të intervenojmë, të plagosurve dhe të pastrehëve. Ne jemi aty veç të kordinohemi dhe të bëjmë diçka.

Rama: Për cështjen e kurimit, sepse edhe dje një nga gjërat që ka funksionuar ka qenë urgjenca kombëtare që është transformuar dhe ishte lehtësim të shihje grupet e shpëtimit dhe për rastet e veçanta i kemi marrëveshjet me të gjitha. ë

Sa i përket kontributeve, sot kemi vendosur që 28, 29 nëntori nuk mund të jenë as festë as ditë zie por ditë solidariteti kombëtar. Do të shpallet një adresë me një konto unike sepse është bërë një mish mash. Sepse kudo në botë kur nuk ka kordinim ndodh kjo. Sa i përket ndihmave me të holla, kemi krijuar një sistem me një adresë me bankën e Shqipërisë. Eshtë hera e parë që bëhet vetëm me Bankën e Shqipërisë. Do ta bëjmë nëpërmjet portalit E-Albania dhe gjithcka do të jetë I monitoruar.

Mbajtja e këtyre njerëzve në hotele, për të pasurit apo të shtresës së mesme. Goditja ka shkuar te hallkat më të dobta te shtëpitë e vjetra dhe palate të vjetra që kanë pasur moskorrektese në ndëtim. Dhe të kemi mundësinë që të kenë jetë normale dhe të trajtohen si zotni.

Bexhet Pacolli: Për 200 familje ne mund ti marrim menjëherë për Kosovë.

Edi Rama: Shumë falemnderit. Që në mëngjes mora nga shoqata e hotelerisë së Vlorës falas…po edhe kur i merr njerëzit në shtëpi është përgjegjësi. Çështja e perimetrit është problem. Janë njerëz që shkojnë në punë dhe fëmijë që shkojnë në shkollë. E komplikon kjo. Po ça të jetë mundësia për kontribut…

Bexhet Pacolli: Ne jemi këtu. Është mirë që keni marrë organizimin si prioritet. Shqiptarët janë shumë humanë e dashamirës dhe nuk u dhimbset. Unë pashë në fshat ku isha kanë ardhur donacione. Qytetarëve u intereson dicka tjetër. Këtu situate nën kontroll.  

Edi Rama: Këtë duhet të zgjidhim. Ka vullnetarizëm. Edhe deputeteve u kam thënë që ndihmat të lihen aty ku duhet. Dje ka qenë një ditë e tmerrshme me të vdekurit…e tmerrshme. Ndërkohë që për hir të vërtetës të gjithë trupat kanë qenë fantastike, por trupa e Kosovës ka bërë një figurë fantastike me korrektesë profesionalizëm dhe me korniza, djem dhe vajza fantastikë. Dhe patjetër që është vërtët shumë prekëse dhe e fortë ndihma e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon. Vetëm të lutem t’i sqarosh që e lidhin këtë me tarifën te rruga. Ajo është detyrim i të gjithëvë që ka të bëjë me shtetin. Nëse vjen me zemër dhe mendje për të dhënë shumë më tepër sesa ato 5 euro nuk janë diskriminim. Dhe në kosovë dhe shqipëri do shkojmë te rrugët me pagesë. Ato janë kontribut. Si mund të lidhen këto gjëra.

Bexhet Pacolli: Si mund të diskutohet kjo gjë banale.

Edi Rama: Ka ustallarë që merren me këtë, por tani nuk mund të merremi me ustallarët, por me qytetarët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img