Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Edi Rama përgjigjet për “Ballkanin e Hapur”: Nuk zëvendëson Procesin e Berlinit dhe as integrimin e Shqipërisë! Mekanizëm për të përshpejtuar punën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se “Ballkani i Hapur” nuk zëvendëson e as transformon Procesin e Berlinit. Po ashtu, sipas Ramës, ky projekt nuk zëvendëson procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ballkani i Hapur” nuk është as zëvendësim, as transformim i Procesit të Berlinit apo i procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Është një mekanizëm për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe Procesin e Berlinit. Që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkarisht në kuadër të vizionit të këtij procesi”, tha Rama në Kuvend, duke iu përgjigjur në interpelancë deputetit Tritan Shehu.

Kryeministri u përgjigj dhe për akuzën se Ballkani i Hapur është një Jugosllavi e re.

“Se ku hyn Jusollavia e Re nuk e gjej dot. Bëhet fjalë për një hapësirë ku ne duam dhe unë synoj zbatimin e katër lirive të BE. Nëse qarkullimi i lirë i qytetarëve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve ishte diçka e siguruar në  Jugosllavi i bie që BE na qenka Jugosllavia ndërkohë. Është krahasim absurd i panevojshëm, i pakuptimtë,  një lojë fjalësh për të cënuar nismën që për mua është interes kombëtar dhe publik.”

Ndërkohë, deputeti demokrat në fjalën e tij pas Ramës, tha se ishte zhgënjyer nga ajo që kishte dëgjuar.

“Zoti kryeministër kam mbetur i zhgënjyer. Nuk thatë asgjë por bëtë demagogji. Duke iu dëgjuar ju jam i detyruar të shpjegoj më qartë se nisma e Ballkanit të Hapur nuk qëndron. Është një ide për krijimin e Jugosllavisë së re me Shqipërinë brenda.

Ju zoti Kryeministër po i lini peng integrimin e Shqipërisë Serbisë. Ju u bëtë pjesë e projektit bashkë me Vuçiç për Ballkanin e Hapur. Po e fusni integrimin e Shqipërisë në spiralen e Serbisë. Vërtet ju mendoni se projektet serbe do na çojnë ne drejt Brukselit?”, tha Tritan Shehu ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img