Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama për Vettingun e Politikanëve: Jemi të hapur të ulemi dhe të diskutojmë çdo gjë; Këto historitë me masakra zgjedhore janë propagandë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama për Vettingun e Politikanëve: Jemi të hapur të

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. I pyetur për Vettingun e Politikanëve, Rama u shpreh se ëhstë i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me opozitën.

Përsa i përket Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, para të cilit do të dëshmojë edhe vetë, kryeministri tha se masakra zgjehdore e pretenduar nga opozita është vetëm një propagandë e tyre.

Mendimi juaj për Vettingun e politikanëve?

Ne jemi të hapur të diskutojmë cdo gjë dhe të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë. Ka patur një propozim, ai propozim është kondsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Nëse ka argumenta bindës, ne do të bëjmë më të mirën.

PD kërkon që SPAK të vetojë politikanët

Të ulemi në tryezë, unë me të dëgjuar e kam këtë, s’kam lexuar asgjë. Do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve të fushës dhe do arrijmë në konkluzione. Cilësia e demokracisë në një vend nuk varet nga sa shpesh bie dakort, por nga mënyra se si nuk bie dakort.

Thirrja juaj në Komisionin Hetimor për 25 Prillin?

Nuk kam pasur një ftesë, por jam në dispozicion dhe s’kam asnjë problem për të gjitha gjërat që do më kërkohen. E dimë shumë mirë si kanë rrjedhur ngjarjet. Këto historitë me masakra janë propagandë dhe është puna e tyre.

Qindra qytetarë të helmuar nga ujësjellësi në Krujë, a ishte ujësjellësi një investim vetëm sa për fushatë?

Sipas jush, nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri? Të çosh ujin në të gjithë shtëpitë është një gjë, dhe më pas të sigurosh që uji është brenda standarteve është gjë tjetër. Ka filluar hetimi administrativ për të parë se çfarë ka ndodhur.

Berisha në krye të PD?

Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët që të shkruanin një pjesë me shumë seri se PD mund të katandiset në një objekt keqardhje, është ajo që po ndodh në PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll