Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Edi Rama pas Kryesisë: PS do hapet për prurje të reja, s’ka më punësime nga deputetët! Pyesni Ilir Metën për zgjedhjet në bashkitë pa kryetarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, që është mbajtur mëngjesin e kësaj të premteje. Ai ka thënë se Partia do të hapet për prurje të reja nga shoqëria, shkruan newsbomb.al. Edi Rama foli dhe për “vijën e kuqe” të punësimeve.

“Do ta hapim partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavarësisht moshës. Për të krijuar një bazë të re për të ecur më tutje. Një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e Partisë dhe do të thellohet në vijimësi, është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, janë pronë e popullit shqiptar. Janë në funksion të qeverisë dhe strukturat shtetëore të bazuara në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi”, tha Rama.

Duke qenë se Komisioni i Venecias i dha të drejtë qeverisë për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Rama u pyet nga gazetarët se kur do të mbahen zgjedhjet në bashkitë pa kryetarë. Për këtë, ai tha se duhet të pyeten persona të tjerë që i kanë në dorë, duke iu referuar indirekt Metës, shkruan newsbomb.al.

“Për këtë mos më pyesni mua. Pyesni kë i ka në dorë këto. Qeveria nuk vendos kur dhe si bëhen këto procese. Normalisht këto procese duhet të ishin bërë me kohë. Nuk është detyrimi dhe mundësia ime sesi bëhen këto punë”, shtoi kryeministri.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Do ta hapim partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavarësisht moshës. Për të krijuar një bazë të re për të ecur më tutje. Një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e Partisë dhe do të thellohet në vijimësi, është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, janë pronë e popullit shqiptar. Janë në funksion të qeverisë dhe strukturat shtetëore të bazuara në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi

Ta kenë të gjithë të qartë këtë. Kjo nuk është propagandë. Kjo është vija ndarëse që do kalojë në një nivel tjetër administratën. Nëse në Shërbimin Cuivil kemi bërë që rekrutimet të kalojnë në kanale ligjore të drejtuara nga DAP, në pjesën tjetër të administratës kemi një situatë serioze të trashëguar në 30 vite. Për këtë do të angazhohemi që të gjithë.

Pazar me PD për vettingun?

Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut është një domosdoshëmri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar sesa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet. Ky proces nuk mund të ndërpritet. Reforma në Drejtësi është e bazuar në një partneritet të ngushtë me SHBA. Vija është shumë e ndarë.

Bashkëqeverisje me PD?

PS është në një proces reflektimi. Kjo na ka garantuar të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut. Vetëpërmirësimi është domosdoshmëri për një forcë politike që merr përsipër të drejtojë vendin. Ne jemi sot në qeveri si një forcë e vetme, por ne nuk do ta harrojmë për asnjë moment se këtu nuk na kanë sjell vetëm votat e anëtarësisë tonë, por edhe votat e shqiptarëve.

– Aksion për parandalimin e punësimeve? (Pyetet për punësimet në Shkodër)

Nuk hy në thashetheme që dalin rrugëve dhe marrin forma nga më të ndryshme. Ajo që dua të them është se deputetët janë aty për t’u shërbyer komuniteteve, popullit, për të përçuar të gjitha mesazhet e nevojshme të njerëzit. Për të sjell në Grupin Parlamentar shqetësimet e njerëzve.

Deputetët nuk janë as punëdhënës e as zyra pune. Sesi organizohet puna e shtetit dhe sesi rekrutohen njerëzit, se kush merr përgjegjësi, janë procese që rregullohen nga ligji në Shqipëri.

Komisioni i Venecias ju dha të drjetë, kur do bëhen zgjedhjet për bashkitë pa kryetarë?

Për këtë mos më pyesni mua. Pyesni kë i ka në dorë këto. Qeveria nuk vendos kur dhe si bëhen këto procese. Normalisht këto procese duhet të ishin bërë me kohë. Nuk është detyrimi dhe mundësia ime sesi bëhen këto punë.

Satelitët?

Qeshni, kjo nuk është gjë e keqe. Shqipëria do të ketë satelitë dhe do ti ketë shpejt. Për të forcuar kontrollin e territorit. Edhe dronë inteligjntë për ta çuar vendin në një nivel tjetër. Këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra. Nga kufijtë, te ndërtimet. Informacione që i duhet strukturave të shtetit për luftën kundër trafiqeve. Shqipëria do t’i ketë satelitët e saj dhe dronët e saj inteligjentë.

Prioritet satelitët apo ujë 24 orë?

Po tju them unë që satelitët lidhen me ujin 24 orë, ça do thoni ju? Ideja që nuk kemi ujë 24 orë dhe nuk duhet të kemi kontroll mbi territorin nuk qëndron.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img