Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama pa fjalë për ikjen e Tan Mezinit: Nuk e besoj dot, dje pasdite ishte me ne!

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh të trishtuar për vdekjen e parakohshme të sipërmarrësit të njohur Dritan Mezini. Miqtë dhe familjarët kanë njoftuar mëngjesin e sotëm se Tani kishte mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë pas shumë dhimbje e trishtim.

Rama ka ndarë disa pamje nga tryeza e Këshillit Ekonomik Kombëtar që ka zhvilluar dje me përfaqësuesit e biznesit, mes të cilëve shquhet dhe Dritan Mezini.

"Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante.

Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe", shkruan kryeministri.

Dritan Mezini ne konferencen e djeshme, ku i pranishem ishte dhe Edi Rama Dritan Mezini ne konferencen e djeshme, ku i pranishem ishte dhe Edi Rama

Dritan Mezini, një specialist IT dhe drejtor ekzekutiv i DM Consulting Services ndërroi jetë nga një atak i beftë kardiak.

Ai ishte një njeri sportiv, e fillonte ditën në kodrat e liqenit artificial me aktivitet fizik të jashtëzakonshëm dhe është e pabesueshme për të gjithë sesi ka ndodhur kjo vdekje e beftë dhe e papritur, ndërkohë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Lexo edhe: Lajm i trishtë/ Një djalë “i jashtëzakonshëm” si Tan Mezini, mbylli sytë këtë mëngjes

Dritan Mezini ishte sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës ‘’duapune.com’’. Një dashamirës dhe promovues i madh i sportit në vendin tonë duke përmendur këtu sportin e atletikës, notit, skive, futbollit dhe triathlonën.

Dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë për të dhënë rezultatet e pritshme.Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, ai solli ekspertizë të zëshme në fushën e transformimit dixhital, burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të projekteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese