Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Edi Rama njoftoi dje mbledhje urgjente me të, për ristrukturimin e policisë, ministri Çuçi del në konferencë për mediat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të dalë sot në një konferencë të paparalajmëruar për mediat, për situatën në vend dhe ristrukturimin e Policisë së Shtetit. Kjo konferencë e ministrit vjen një ditë pasi Rama njoftoi se e kishte thirrur me urgjencë Çuçin, pas vrasjeve në Velipojë.

Velipoja u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, e regjistruar pak pas mesante. Dy pranonarë hotelesh u përplasën me armë mes tyre, për ndarjen e shelzongëve të plazhit. Sherri degjeneroi me përdorimin e armëve të zjarrit dhe për pasojë ndërruan jetë 4 persona, 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të vdekur mbetën: Kujtim Ferracaku, Xhovano Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Të plagosur: Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.

“Ju kërkoj ndjesë, por duhet të largohem sepse kam thirrur ministrin e Brendshëm. Për mos humbur kohë për të lancuar sa më shpejt një pakt të ri të ristrukturimit të Policisë së Shtetit, që ka kohë që është përgatitur, por që duhet të përshpejtohet dhe mos presim fundin e verës”, tha Rama ndër të tjera.

Ministri Bledi Çuçi do të jetë në konferencë në orën 11.00, të ditës së sotme.

Vetë kryeministri Rama njoftoi se plani për ristrukturimin e Policisë ishte vendosur të prezantohej në shtator, por ngjarjet e fundit kriminale dhe aksidentet me vdekje kanë bërë që ky prezantim të përshpejtohet me disa javë.

Në newsbomb.al, mund të ndiqni drejtpërdrejt fjalën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Më shumë

spot_img
spot_img