Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Edi Rama nis përgatitjet për “jetën e tretë”, ja çfarë bën në Instagram

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama njihet për pasionin e tij për pikturën dhe imazhi i zyrës së tij i mbushur me to, ka bërë xhiron e mediave të mëdha europiane. Muret e bardha u mbushën me figura e piktura nga libri i Ramës.

Si asnjë kryeministër tjetër më parë, ai është duke drejtuar Shqipërinë në mandatin e tretë. Asnjëherë nuk e ka lënë pas pikturën, madje edhe në media e ka shprehur se zyra e tij është e mbushur me lapsa me ngjyra dhe piktura që i bën gjatë ditëve të punës.

“Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj se në jetën e ‘tretë’ të jem i lirë”, u shpreh për median turke “Anadolu Agency” në vitin 2013, dy vite pasi kishte hyrë në Kryeministri. E duket se për këtë jetë të tretë Edi Rama i ka nisur përgatitjet.

Ai ka hapur një profil të ri në rrjetin social Instagram, @ediramart, ku ka publikuar disa nga punimet e tij. Piktura, skulptura dhe disa nga kollaret e tij të famshme, gjithashtu, janë disa nga postimet e para në llogarinë e re të Edi Ramës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img