Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi në Kuvend, se Garda Civile Spanjolle ka rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës por që drejtohej nga një pilot shqiptar, pjestar i Forcave të Armatosura prej 18 vjetësh.
Kryeministri Rama, deklaroi se Ministria e Jashtme e Shqipërisë është vënë dijeni për një ngjarje të rëndë në Spanjë, nga autoritetet përkatëse dhe shprehu vullnetin e qeverisë për vijimin e luftës së egër ndaj krimit dhe veçanërisht kundër trafikimit të drogës.
“Avioni vinte nga Maroku dhe drejtohej nga një pilot major i Forcave të Armatosura Shqiptare prëj 18 vjetësh. Gradën major e ka marrë në vitin 2009. Lufta me drogën nuk ka nisur më 23 qershor por ka shoqëruar rrugën prej vitesh ama është e vërtetë se me votën e 1 milion shqiptarëve më 23 qershor 2013 dhe me krijimin e qeverisë së Aleancës për Shqipërinë Evropiane beteja me drogën ka hyrë në një fazë të panjohur më parë dhe të paimagjinueshme”, theksoi Kryeministri, Edi Rama.