Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Edi Rama në Nju Jork, merr pjesë në protestat anti-Trump”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

58d6c1133e1f3a2ab9a1b31ca969a78e

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, ka marrë pjesë në protestat kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump që po oganizohen në Nju Jork.

Të paktën kushtu beson ish-kryeministri Sali Berisha, duke dalë në këtë konkluzion pas videos së shpërndarë në “Facebook” nga fotografja e Ramës, Blerta Kambo.

Berisha shkruan se Kambo flet gjithnjë në shumës cka lë të kuptohët se ajo shoqërohet në protestë nga Rama dhe këshilltari Endri Fuga.

Postimi i Sali Berishës:

A mori pjese Rama ne protestat anti Trump ne New York?!

Te dashur miq, fotografja e Edvinit, Blerta Kambo, qe shoqeron Ramen, i cili ndodhet New York per motive personale me parate e takspagueseve, poston ne fb e saj video nga protestat ne rruget e qytetit kunder presidentit te zgjedhur Trump.

Duket se vet ajo se bashku me Ramen kane marre pjese ne proteste pasi ne statusin e saj ne fb qe shoqeron videon, shprehet ne shumes, çka le te kuptohet qe ajo ne proteste shoqeron per shkak te detyres bosin e saj. Ajo shprehet se: “ne” me kuriozitet nisem te ndjekim turmen…dhe me tej vazhdon: ne i lame ata (protestuesit) para Kulles se Trumpit. A e ka fjalen per Ramen apo vetem per Fugen apo per te dy kur thote “ne”, kete nuk e sqaron, sidoqofte ky status ne fb i Blertes se paku duket si nje pilule qetesuese per Ramen, i cili tani ka me vete edhe protestuesit, per te cilet mediat thone se paguhen nga Soros, nje kundershtar i eger i mirenjohur i republikaneve!

Lexo edhe: Publikohet video nga ekspozita e Ramës në Nju Jork, kryeministri “zhvendos” zyrën e tij

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img