Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Edi Rama në Itali, e shoqëron bashkëshortja Linda dhe Zaho, 30 vjet marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë (PAMJET)

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet mëngjesin e kësaj të shtune në Selinë e Shenjtë në Romë. Kryeministria ndan pamjet direkte nga ceremonia që po mbahet atje për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Siç shihet, Rama shoqërohet nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho, si dhe ministrja e Jahstme e Shqipërisë Olta Xhaçka. I pranishëm gjatë ceremonisë ishte dhe Kardinali shqiptar Ernest Troshani.  

“Në këtë moment uroj që të gjithë ne që jemi këtu, një rreze nga qielli dhe një varg engjëjsh të vijnë për të na bekuar të gjithëve. Për të bekuar popullin shqiptar dhe këtë shqiponjë kaq të vyer. Të jetë ky urimi për të gjithë njerëzit, që të jetojnë në paqe dhe vllazërim. Për të gëzuar paqen e përjetshme”, tha Dom Ernest Troshani.

Kryeministri Shqipërisë dha për përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë në Romë, dekoratën më të lartë që një kryeministër i Shqipërisë ka dhënë: Titullin e Kordonit të Madh me yll për mirënjohje publike “Benemerenti”, të modeluar me ngjyrat tona kombtëare dhe armët e Skënderbeut, atlet i Krishtit.  

Pjesë nga fjala e Ramës:

Do doja tju falenderoja për punën madhështore që keni kryer mbi 30 vjet, për tu dhënë jetë dhe për të konsoliduar në mënyrë kaq të gjallë marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që mbi të gjitha i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe.

Në këtë ditë të lumtur dhe në prag të festës sonë kombëtare, dhe në këtë përvjetor të trefishtë. Pra të 30 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Në këtë 150 vjetor të lindjes së françeskanit të madh shqiptar, At Gjergj Fishta. Të 300 vjetorit të lindjes në qiell të Klementit të 11 Albanit, apo Papës Shqiptar, dhe në prani të kaq shumë të ftuarëve, unë ndihem i nderuar t’ju jap dekoratën më të lartë që një kryeministër i Shqipërisë ka dhënë.

Titullin e Kordonit të Madh me yll për mirënjohje publike “Benemerenti”, të modeluar me ngjyrat tona kombtëare dhe armët e Skënderbeut, atlet i Krishtit.  

Më shumë