Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Edi Rama ndryshime të forta në qeveri, heq Shkëlqim Canin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Rama bën sot ndryshime të forta në qeveri. Kur Rama ka mohuar ndryshime në qeverinë e tij, vjen lëvizja surprizë: kryeministri i pakënaqur me ministrin e Financave Cani, e zëvendëson atë. Pasi i ka shprehur falenderimet për angazhimin e tij, Rama ka vendosur. Vendimi i Ramës është marrë sot pas një takimi me Metën.

albsig

Rama ka hequr ministrin e Financave  Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar atë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Ministria e Financave, ka patur probleme me mosrealizim të ardhurash, sidomos sa u përket Doganave.

Në vend të Ahmetajt është vendosur ministre Milva Ekonomi, që mbante postin e zv.ministres së Shëndetësisë. Nuk dihet kush do zëvendësojë Ekonomin te Ministria e Shëndetësisë dhe nëse do të ketë lëvizje të tjera surprizë të Ramës, edhe pse kryeministri i ka mohuar gjithnjë.

Kohë më parë pati edhe një ndryshim ministrash, në radhët e LSI-së. Pas dorëheqjes së Nasip Naços nga Ministria e Drejtësisë, në krye të saj u emërua Ylli Manjani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img