Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Edi Rama ndan “Medalje të Arta” për gjimnazistët absolutë: Prindërit tuaj meritojnë respekt, pa ta do ishte e pamundur të ishit këtu!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është duke ndarë “Medalje të Arta” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute. Veç fjalëve për ta, në ceremoninë zyrtare në Kryeministri Rama falenderoi dhe prindërit e gjimnazistëve.  

“…prindërit tuaj, të cilët qofshin të kamur apo dhe të varfër, meritojnë një respekt shumë të madh. Uroj që respekti për ta të mos ndahet për ju asnjëherë në rrugën e jetës. Kështu si e keni nisur do të shkoni larg. Pa prindërit dhe pa mbështetjen e tyre do ishte shumë e vështirë, në mos e pamundur që ju të ishit këtu sot”, tha Rama.

Më tej, kryeministri inkurajoi gjimnazistët se me arritjet e tyre të tanishme duhet të mos kenë frikë nga ëndërrat e mëdha që mund të kenë.

“Kjo që keni arritur duhet t’ju vlejë për të mos pasur asnjë frikë nga ëndrrat më të mëdha të mundshme. Për ju gjithë këto përpjekje të kurorëzuara me medalje të arta, tregojnë se asgjë nuk është e pamundur. Nëse njeriu është në gjendje të ëndërrojë me sy hapur, fakti që e shikon ëndrrën do të thotë se mund ta realizojë atë”, shtoi Edi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img