Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama ndan foton familjare, mes liderëve europianë në Pragë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama ndan foton familjare, mes liderëve europianë në
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto familjarë të zhvilluar sot në Pragë, ku ai është rreshtuar mes liderëve europianë, për prezantimin e Komunitetit të ri Politik. Në Pragë është diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi për kontinentin, si lufta në Ukrainë, krizat ekonomike dhe ajo energjitike por edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. "Foto familjare - Takimi i Komunitetit Politik Europian", shkruan Rama, teksa ndan pamjet. Për mediat e huaja, kryeministri shqiptar ka shprehur mbështetjen për propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron, duke vlerësuar rëndësinë e takimit të sotëm që siç u shpreh ai, “do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europian”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.