Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Edi Rama mesazh shqiptarëve: T’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, të tregojmë se përtej partive për ne është Shqipëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u drejtohet shqiptarëve me një mesazh në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rama thotë se përtej partive e ndasive, e para është Shqipëria.

“…le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit”, shkruan ndër të tjera Edi Rama, ndërsa thekson se çdo shtetas ka të drejtën e votës së lirë dhe të fshehtë.

“Mirëmëngjes, le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img