Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Edi Rama me mesazh paqeje: Jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, kanë votuar pak minuta më parë në zonën e tyre në Surrel.

Pasi hodhi votën në kutinë e votimit, Rama doli para mediave dhe dha një mesazh paqeje. “…të mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe”, tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Rama nuk e ka hequr nga koka kapelen që e ka shoqeruar gjatë gjithë kësaj fushate me numrin 12 të vendosur mbi të, ndërkohë që ka zgjedhur për maskë atë të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, fushatës së vaksinimit në gjithë Shqipërinë.

“Sot është një ditë shumë e bukur një diell fantastik, dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën evet shpreh një opinion tjetër, të mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Dhe të harrojmë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe sot duhet të zbresim në fushë dhe të zbresë me votë, kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj”

Më shumë




spot_img








spot_img