Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Edi Rama “mbret” i rrjeteve sociale, Sali Berisha e ndjek “këmba-këmbës”, ja cilët janë politikanët shqiptarë me më shumë ndjekës dhe postime

spot_img

Lajme të ngjashëm

29258f672b81c6822e86bcd35338a0cb

Rrjetet sociale janë një mënyrë shumë e mirë dhe efektive që politikanët t’i drejtohen mbështetësve të tyre dhe të ndajnë me ta momente nga jeta personale.

Edhe në Shqipëri liderët politikë e aplikojnë këtë formë komunikimi, ku politikanët shqiptarë numërojnë qindra mijëra ndjekës.

Në listën e politikanëve më të ndjekur në facebook e prin kryeministri Edi Rama me më shumë se 1.3 milionë ndjekës, i ndjekur nga ish-kryeministri Berisha me 1.07 milionë.

Pas tyre me diferencë shumë të madhe renditet kreu i PD-së Lulzim Basha, ndërsa afër tij janë Koço Kokëdhima dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Edhe për sa i përket numrit të postimeve në 4 muajt e fundit kryeministri Rama mban vendin e parë me 497 postime, i ndjekur sërish nga Berisha me 480, ndërkohë që në vendin e tretë është Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Nuk ka qenë shumë aktiv kryedemokrati Basha që numëron vetëm 176 postime, ndërsa nga tabela shihet se janë socialistët ata që përdorin më shumë rrjetet sociale për të komunikuar me elektoratin.

Politikanët me më shumë ndjekës në Facebook:

rama.png

Politikanët me më shumë postime në 4 muajt e fundit:

rama_2.png

Më shumë

spot_img