Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të marte në “Vilën 31” politikanët shqiptarët të Maqedonisë së Veriut. Ftesa është refuzuar vetëm nga politikani Bilal Kasami, drejtues i Besës dhe kryetar i Tetovës, komunës më të madhe të banuar me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Afrim Gashi i Alternativës, janë parë teksa hyjnë në vilën pas Kryesisë së Kuvendit, të shoqëruar nga Rama.
Ftesa që kryeministri Edi Rama, ka nxitur reagime të shumta në Shkup, nga partitë politike, njohësit e çështjeve politike dhe opinioni më i gjerë.
Ai nuk ka përmendur arsyet e takimit, por jozyrtarisht partitë më të vogla thonë se kanë marrë sinjale se çështjet e integrimit evropian dhe ndryshimet në Kushtetutën maqedonase pritet të jenë pjesë e diskutimeve.
Disa këtë takim e shohin si “nevojë të Ramës për promovimin e tij si lider rajonal dhe forcimin e pozitës së tij në Shqipëri”. Të tjerët mendojnë se “kryeministri Rama me këtë veprim synon të luajë rolin e zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të bërë presion mbi partitë tjera që të mos rreshtohen në krah të opozitës maqedonase për rrëzimin e Qeverisë maqedonase”.