Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e kësaj të hëne Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku me interes priten vendimet për reformimin e kabinetit qeveritar. Kur u pyet ditë më parë në një konferencë shtypi, Rama tha të bëhej durim deri në 4 shtator.

Punimet janë parashikuar të nisin rreth orës 16.30 dhe zërat për ndryshime në qeveri nuk janë mohuar, duke lënë shumë aludime se cili prej ministrave do ta ketë radhën.

Asambleja Kombëtare e PS përkon me të njëjtën ditë kur nis punimet Kuvendi i Shqipërisë, për sesionin e ri parlamentar. Deputetët socialistë dhe kryetari i ri i Grupit, Bledi Çuçi do të kenë një ndër sesionet më të vështira, pasi një pjesë e mirë e ish-ave të kabinetit janë në qeli.

Në fund të sesionit të kaluar socialistët u detyruan të sforcuar të lejonin arrestimin e Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri që tashmë është jashtë Shqipërisë, shkruan newsbomb.al.

Po ashtu, një temë e rëndësishme e kësaj Asambleje do të jetë dhe zgjedhja e sekretariateve të reja të Partisë Socialistë. Në mbledhjen e korrikut, të gjithë drejtuesit e tyre u shkarkuan nga Rama, për ata që u quajt nevojë për impulse të reja.

Damian Gjiknuri u shkarkua befasisht në vapën përvëluese të korrikut që sapo shkoi, ndërsa në vend të tij u emërua Blendi Klosi. Po ashtu, Bledi Çuçi i shkarkuar disa ditë para Asamblesë, u emërua kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Veç etheve të ndryshimeve në qeveri, në mbledhjen e sotme pritet të miratohen dhe punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, në fund të muajit shtator. Një ndër organet më të rëndësishme të kësaj force politike, që vë piketat për të ardhmen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese