Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër dhe pasnesër (9, 10 janar) një mbledhje informale në Lezhë.
Burime për mediat bëjnë me dije se në mbledhjen dy ditore do të marrin pjesë ministrat e kabinetit qeveritar, sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Bledi Çuçi.
Fokus i mbledhjes do të jetë analiza e punimeve vjetore të vitit 2024 për çdo ministri.
Në mbledhjen informale do të diskutohet edhe për sfidat me të cilat qeveria pritet të përballet gjatë 2024-ës. Gjithashtu do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie lidhur me angazhimet e vitit të kaluar.
Kujtojmë se në konferencën tradicionale të fundvitit, kryeministri tha se viti 2023 konsiderohet si viti më i suksesshëm në të gjitha aspektet.
LEXO EDHE: Bilanci i Ramës: 2023 viti më i suksesshëm në ekonomi, në qershor rritje pagash