Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Edi Rama mbledh Grupin Parlamentar, prezanton Agron Çelën me deputetët socialistë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mësohet se i pranishëm në këtë mbledhje është dhe deputeti shkodran Agron Çela, i cili pak ditë më parë zgjodhi të bashkohej me PS.

Mbledhja e socialistëve vjen disa orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, pasditen e kësaj të hëne. Në grup po diskutohet për qëndrimet që do të mbajnë deputetët socialistë për çështje të caktuara, që do të diskutohen dhe pritet të votohen.

Një ndër qëllimet e kësaj mbledhje ka qenë pikërisht dhe prezantimi i deputetit shkodran me kolegët socialistë. Ai e mori mandatin më 25 prill 2021 me LSI-në, por në ditët e fundit të dhjetorit vendosi t’i bashkohej PS-së, për shkak të pakënaqësive me qëndrimet e lidershipit të ish-LSI.

Në një reagim për herë të parë për këtë bashkim me PS, Agron Çela shkroi gjerë e gjatë më 13 janar dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij dhe qytetarëve të Shkodrës, që në zgjedhjet e 14 majit t’i besojnë me votë Partisë Socialiste. Sipas tij, pas 30 vitesh qeverisje nga e djathta, Shkodra duhet të qeveriset nga PS.

“Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën…”, shkroi ndër të tjera Agron Çela.

Lexo edhe: Agron Çela thirrje shkodranëve: T’i japim shansin PS të drejtojë Bashkinë, pas 30 vitesh! E djathta nuk i ka sjellë asgjë Shkodrës (REAGIMI I PLOTË)

Në këtë sesion parlamentar pritet të hapet procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar. Debate pritet të ketë për një sërë nismash ligjore që kërkojnë votimin dhe miratimin e Kuvendit.

Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta dhe Legalizimi i Kanabisit, janë tre nismat e qeverisë që me gjasa do të miratohen në këtë sesion parlamentar, pavarësisht kritikave të Bashkimit Evropian. Qeveria shqiptare nga ana e saj është shprehur e hapur për përmirësim, por jo për t’u tërhequr.

Më shumë