Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama mbledh Asamblenë e PS, priten ndryshime në qeveri

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama mbledh Asamblenë e PS, priten ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë në mesjavë Asamblenë e Partisë Socialiste, ku do të diskutohet për zhvillimet në këtë forcë politike dhe për ato në qeveri. Nuk përjashtohet mundësia që të preken dhe drejtuesit politik të qarqeve.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset dhe emri i ri i kryetarit të Grupit Parlamentar të ps në Kuvend, pasi me emërimin e Taulant Ballës ministër i Brendshëm, ky post ka mbetur bosh. Asambleja do të mblidhet më 26 Korrik, ora 17.30.

Burime nga PS thanë se nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama, të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe.

Drejtues të selisë rozë deklaruan se e përjashtojnë momentalisht mundësinë e shfrytëzimit të kësaj asambleje nga Edi Rama për ndryshime të mundshme të shumëpërfolura në qeveri.

Gjithsesi ekziston precedenti që asambleja të shfrytëzohet nga kryetari i PS,  për ndryshime në qeveri. Nga mbledhjen e thirrur në Dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama ndryshoi pothuajse gjysmën e qeverisë.

Pas Asamblesë në Tiranë, kryeministri Edi Rama planifikon që në datat 28-29 Korrik të zhvillojë një takim dy ditor informal pune me të gjithë ministrat, në qytetin e Tepelenës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese